Histori e trishtë/ 12 vjeçarja ndërron jetë nga parazitët e kokës

Histori e trishtë/ 12 vjeçarja ndërron jetë nga parazitët e kokës

14:08, 01/10/2020
A+ Aa A-

Një 12 vjeçare  ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës së prindërve.

Metro shkruan se e mitura vdiq nga një sulm në zemër dhe anemi muajin e kaluar, ndërsa hetuesit besojnë se vajza kishte nivele shumë të ulëta të hekurit në gjak e shkaktuar nga infektimi i morrave që vajza kishte, të cilat potencialisht mund të kenë shkaktuar dy pasojat e rënda shëndetësore.

 Policia ka thënë se dhoma ku qëndronte Kaitlyn, nga Ivey në Georgia, ishte e mbushur me insekte dhe minj.

Një punonjës social është shprehur se kjo ishte eksperienca më e keqe që kishte parë ndonjëherë.

Nëna e Kaitlyn Katie Horton dhe babai Joey Yozviak do të përballen me akuza për vrasje pasi një juri e madhe u caktua të dëgjonte çështjen e tyre të hënën.

Autopsia përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e “dhimbjes të madhe prej neglizhencës mjekësore”.

 ’Kaitlyn ishte gati e dhënë për birësim gjatë lindjes kur shërbimet sociale filluan të hetonin një pretendim të veçantë kundër prindërve të saj, por ata në fund vendosën ta mbanin atë.

Punonjësit social janë thirrur në mënyrë të përsëritur dhe vendosën që Kaitlyn të qëndronte me tezen e saj për gjashtë ditë pasi një thirrje në 2018 zbuloi kushte të tmerrshme në shtëpinë ku ajo qëndronte.

Por ajo u kthye sërish tek prindërit e saj disa ditë më vonë dhe që nga ajo kohë familja nuk kishte më kontakte me punonjësit e shërbimit social deri ditën kur Kaitlyn vdiq.

Nëna e Kaitlyn u tha hetuesve se vajza e saj kishte një javë e gjysmë pa u larë prandaj dhe vdiq.

 Trupi i 12 vjeçares u gjet afër një dyshek të mbuluar me parazitë.

Gjyshja e Kaitlyn, Anna Horton tha se kishte qenë e gatshme të kujdesej për famijën sikur shërbimet sociale të kishin ndërhyrë për ta hequr nga kujdestaria e prindërve .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco