VIDEO/ Kaosi Trump-Biden: Rregullat e debatit do të ndryshojnë

VIDEO/ Kaosi Trump-Biden: Rregullat e debatit do të ndryshojnë

08:37, 01/10/2020
A+ Aa A-

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale në SHBA thotë se mund të ndryshojë formatin për të siguruar që përballjet e tjera mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.

Sipas BBC, një masë do jetë shkëputja e mikrofonit nëse kandidatët tentojnë të ndërpresin njëri-tjetrin.

Ky lajmërim vjen pasi debati i së martës u katandis në sharje dhe fyerje mes rivalëve. Tonet e këtij debati janë kritikuar në mbarë botën.

Komisioni thotë se do të punojë dy ditët në vazhdim për të hartuar planin e masave dhe rregulloren për debatin e dytë. Në krye të listës është kontrolli mbi mikrofonin e debatuesve.

Të dy kampet do të informohen për rregullat e reja, por nuk do jenë subjekt negociatash, tha një burim.

Komisioni është një trupë e pavarur që organizon debatet presidenciale prej vitit 1988.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco