Itali/ 17 viktima dhe 1766 të infektuar nga Covidi në 24 orë

Itali/ 17 viktima dhe 1766 të infektuar nga Covidi në 24 orë

17:29, 27/09/2020
A+ Aa A-

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi. Edhe gjatë ditës së djeshme ishin 17 viktima.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.835

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1766 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1.869) për një total prej 309.870 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 724 të shëruar, për një total prej 224.417 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 216 raste të reja pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco