Heroi britanik, që ia ktheu me neveri medaljet Mbretëreshës, çlirohet nga akuzat pas 17 vjetësh

Heroi britanik, që ia ktheu me neveri medaljet Mbretëreshës, çlirohet nga akuzat pas 17 vjetësh

12:23, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një major i ushtrisë britani, i dekoruar i akuzuar me ngulm për mbytjen e një adoleshenti iIrakian në kohën e mësymjes Anglo-SHBA është pastruar nga çdo akuzë pas një gjuetie shtrigash 17-vjeçare.

Majori Robert Campbell, 47 vjeç, u hetua me pretendime mashtruese se ai e detyroi me armë plaçkitësin  Saeed Radhi Shabram Wawi Al-Bazooni, 19 vjeç, të hynte në një lumë në Basra në maj 2003.

Dëshmitarët okularë kishin pohuar se Major Campbell dhe kolegët e tij nga Regjimenti i Inxhinierit Mbretëror 32 shkaktuan vdekjen e Saeed Shabram pasi ai rrëshqiti nën ujë dhe nuk doli më sipër.

Incidenti shkaktoi një hetim për heroin e ushtrisë britanike, i cili madje ia ktheu medaljet e tij Mbretëreshës në 2018-ën me neveri, nga mënyra se si ai ishte trajtuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Por një gjykatës tani ka vendosur që akuzat kundër Maj Campbell ishin të bazuara në gënjeshtra, bashkëpunim nga ana e civilëve irakianë dhe një 'komplot i mundshëm' për të prishur drejtësinë.

Kjo është një nga më shumë se 4,000 çështje të sjella nga avokati Phil Shiner dhe avokatët e tij të interesit publik kundër ushtarëve britanikë, që janë shembur për shkak të mungesës së provave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco