Koronavirusi bën ‘kërdinë’ në France, shifër rekord me të infektuar

Koronavirusi bën ‘kërdinë’ në France, shifër rekord me të infektuar

09:23, 25/09/2020
A+ Aa A-

Franca raportoi të enjten 16 mijë raste të reja nga koronavirusi, shifër kjo rekord që kur vendi u përball me pandeminë.

Sipas medieve franceze, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 536 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 31 mijë persona

Kabineti i presidentit francez, Emmanuel Macron, njoftoi të mërkurën një seri masash të reja për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në Marsejë.

Ndërkohë, zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e virusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.

Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me coronavirusin.

Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco