Britani e Madhe/ Infektohen studentët në Liverpool dhe Skoci, thirrje të mbyllen shkollat

Britani e Madhe/ Infektohen studentët në Liverpool dhe Skoci, thirrje të mbyllen shkollat

13:22, 23/09/2020
A+ Aa A-

Studentët dhe ekspertët bëjnë thirrje që të ndalohet leksionet në auditoret e universitetit të Liverpool pasi 80 studentë dhe 7 punonjës rezultuan pozitiv me Covid 19,

 Ndërsa në universitetin Abertay të Skocisë janë izoluar rreth 500 studentë të tjerë pasi është raportuar një rast i konfirmuar me koronavirus.

Dr Daniel Chandler, drejtor i asociuar i shëndetit publik, tha: 'Ne e dimë nga shpërthimet në mjediset e tjera të universitetit në të gjithë Skocinë që virusi mund të përhapet shumë shpejt në akomodimin e studentëve.

'Prandaj, si masë paraprake, ne po kontaktojmë të gjithë banorët e Parker House dhe po i këshillojmë ata që të vetë-izolohen menjëherë.'

Boris Johnson ka lajmëruar bllokimin e ri që do të aplikohet në Britaninë e Madhe pas rasteve të shtuara me virus ndërsa ka siguruar që të gjitha shkollat dhe universitet do të rrinë të hapura.

Jo Grady, sekretari i përgjithshëm i UCU, tha: “Për Boris Johnson të thotë se universitetet duhet të qëndrojnë të hapura ndërsa ne po shohim raporte të shpërthimeve të Covid në kampe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kjo është e pa tolerueshme.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco