Navalny kërkon që Moska ti kthejë rrobat, janë provë e fortë për helmimin me Novichok

Navalny kërkon që Moska ti kthejë rrobat, janë provë e fortë për helmimin me Novichok

15:50, 22/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny kërkoi nga Moska që t’i kthente rrobat që kishte veshur ditën kur u helmua pasi aty gjenden “provat kryesore”.

“Para se të transportohesha drejt Gjermanisë, ata më hoqën rrobat dhe më dërguan  të zhveshur. Duke qenë se në trupin tim ishte gjetur helm, rrobat janë provë materiale shumë e rëndësishme”, pohoi Navalny, i cili  po trajtohet në një spital të Berlinit, raporton CNN.

“Unë kërkoj që rrobat e mia të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe qeveria të m’i kthejë,” shtoi udhëheqësi i opozitës.

Kujtojmë se Navalny, i cili u sëmur gjatë një fluturimi për në Rusi më 20 gusht, u shtrua në një spital në Siberi dhe më pas u transportua në Gjermani, ku u zbulua se ishte helmuar nga Novichok, një agjent nervor i prodhuar nga ekspertët sovjetikë për qëllime ushtarake.

Moska e ka përjashtuar si mundësi, pavarësisht rezultateve nga laboratorët gjerman, francez dhe suedez. Bashkëpunëtorë e ngushtë të Navalnyt deklaruan se gjurmët e helmit janë zbuluar në një shishe uji të gjetur në dhomën e hotelit ku qëndronte politikani rus

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco