Anglia dhe Skocia njoftojnë 8 vdekje të tjera nga koronavirusi

Anglia dhe Skocia njoftojnë 8 vdekje të tjera nga koronavirusi

16:45, 02/09/2020
A+ Aa A-

Britania ka regjistruar tetë vdekje të tjera nga koronavirusi, pasi fatalitetet ditore mbeten njëshifrore për të katërtën ditë me radhë.

Shëndeti Publik në Anglia raportoi shtatë nga fatalitetet dhe Skocia vetëm një vdekje, ndërsa Uellsi regjistroi zero. Irlanda e Veriut ende nuk ka publikuar shifrat e saj, raporton Dailymail.

Totali paraprak llogaritet duke shtuar fatalitetet në të gjitha mjediset, por nuk përfshin vdekjet në shtëpitë e kujdesit.

Kjo do të thotë që shifra zyrtare e shpallur më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë ka potencial të jetë më e lartë.

Dje u shënuan tre vdekje nga Covid-19, ndërsa të hënën kjo shifër ishte dy dhe të dielën ishte vetëm një viktimë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco