VIDEO/ Pamjet kur një burrë rrëmben një vajzë 4 vjeçe në momentin kur ...

VIDEO/ Pamjet kur një burrë rrëmben një vajzë 4 vjeçe në momentin kur ...

12:05, 02/09/2020
A+ Aa A-

Ky është momenti kur një vajzë 4-vjeçare u mor në makinën e një të huaji sapo nëna e saj shikonte në anën tjetër.

Një burrë 29 vjeçar u arrestua për ngjarjen e rëndë të pengmarrjes së Elizaveta Kolisnichenko, në një pikë karburanti në Boryspil, Ukrainë, teksa nëna e saj po paguante për karburantin e makinës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë i veshur me të zeza që josh fëmijën të hip në makinën e tij mbrëmjen e 28 gushtit.

Ai më pas mbyll derën dhe nis makinën në një drejtim të paditur. Një dëshmitar tha për mediat vendase: 'Babai i saj ishte në makinë ndërsa nëna po paguante për karburantin. Vetë vajza po shikonte disa lodra kur ndodhi ngjarja'.

Prindërit e Elizaveta dhanë alarmin dhe fatmirësisht ajo u gjet e palënduar dy orë më vonë pasi autoritetet lokalizuan rrëmbyesin e saj.

29 vjeçari i dyshuar ka pranuar rrëmbimin e fëmijës me objektiv kriminal.

Kreu i policisë së Kiev, Andrey Nebytov falënderoi oficerët që zbuluan dhe gjetën vajzën e vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco