Nipi i John Kennedyt në protestën e mohuesve të koronavirusit: Bill Gates ka agjendë të fshehtë

Nipi i John Kennedyt në protestën e mohuesve të koronavirusit: Bill Gates ka agjendë të fshehtë

20:09, 29/08/2020
A+ Aa A-

Djali i Robert F Kennedyt dhe nipi i ish-presidentit të SHBA, John F Kennedy, ka marrë pjesë në protestën e Berlinit kundër masave për përhapjen e koronavirusit.

Robert F Kennedy Jr. është kundërshtar i ashpër i vaksinimit të personave të infektuar me COVID-19, por po kritikohet nga anëtarët e familjes Kennedy për pikëpamjet e tij.

Në protestën e mbajtur pranë portës së Brandenburgut në Berlin ishin përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

‘Unë nuk jam simpatizues i krahut ekstrem të djathtë. Jam këtu për të mbrojtur liritë tona themelore’, tha para mediave 66-vjeçari teksa kishte të veshur një bluzë, ku shkruante, ‘Mendimet ndihmojnë’.

Theksojmë se avokati ka folur për, sipas tij, axhendën e bio-sigurisë së Bill Gatesit, kundër mbikëqyrjes autoritare dhe grusht-shteteve të sponsorizuara nga kompanitë farmaceutike kundër demokracisë liberale.

 

 

Kujtojmë se politikani dhe aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë edhe senator i partisë demokratike të SHBA-së

Mbi 18 mijë protestues janë shpërndarë nga policia, e cila ka intervenuar pas disa trazirave të vogla dhe mos mbajtjes së distancës fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu31/08/2020 12:06

Vdekshin komunistatsigurimsagej.

Daj Jaku30/08/2020 10:46

Është e qartë që një Kenedy të rrjeshtohet në krye të mbrojtjes së demokracisë liberale, antikomunistë të vijës së parë të zjarrit. Rroftë liria, poshtë komunizmi gjakatar, barbar i "të barabartëve". Rroftë kujtimi i Kenedy.

Shto koment

Denonco