Kreu i parlamentit në Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë

Kreu i parlamentit në Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë

18:34, 13/08/2020
A+ Aa A-

Në Liban, kryetari i parlamentit bëri thirrje sot (të enjten) për formimin e shpejtë të një qeverie të re pas shpërthimit katastrofik të javës së kaluar që shkaktoi vdekjen e 172 njerëzve dhe e detyroi kabinetin të japë dorëheqjen.

Forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit të shkonin në një qendër konferencash ku ishin mbledhur deputetët e parlamentit, raporton VOA.

Shumë libanezë janë të revoltuar me klasën e vjetër politike që ata e fajësojnë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për korrupsionin e përhapur, keqmenaxhim të ekonomisë dhe neglizhencë.

Ambasada e SHBA njoftoi se diplomati i lartë amerikan David Hale pritet të shkojë sot në Bejrut për të theksuar nevojën urgjente të reformave financiare dhe çrrënjosjen e sistemit të rryshfeteve, mes mesazheve të tjera.

Shpërthimi i 4 gushtit në një depo me materiale të shumta eksplozive në portin e Bejrutit veç të vrarëve plagosi rreth 6,000 vetë, la 300,000 të pa strehë dhe shkatërroi pjesë të tëra të qytetit, tashmë në krizë të thellë financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco