Kryeministri francez deklaron: Vetëm mobilizimi kolektiv mund ta ndal përhapjen e epidemisë

Kryeministri francez deklaron: Vetëm mobilizimi kolektiv mund ta ndal përhapjen e epidemisë

09:21, 12/08/2020
A+ Aa A-

 Kryeministri francez, Jean Castex gjatë një vizite në një repart të kujdesit intensiv spitalor në jug të Francës ka deklaruar se kontrolli mbi Covid-19 mund të bëhet shumë e vështirë për tu kontrolluar në qoftë se ne nuk kemi një mobilizim kolektiv.

 Të dhënat zyrtare tregojnë se nga dita e shtunë (8 gusht) deri të hënën (10 gusht)  janë konfirmuar rreth 5 mijë raste pozitiv me Covid 19 në Francë.

"Nëse nuk veprojmë në mënyrë kolektive, ne e ekspozojmë veten ndaj rrezikut të shtuar që rikthimi në epidemi të bëhet i vështirë për tu kontrolluar," tha Castex .

Ditën e djeshme autoritete shëndetësore në Francë raportuan 1 397 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orë, kjo një shifër e lartë ditore krahasuar me raportimet në ditët e kaluara, raporton France 24.

Gjithashtu presidenti Macron ka zhvilluar një video-konferencë me ministrat e kabinetit, gjatë takimit u vendos që Franca të hartojë kufizime për 20 qytete të madha si masë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Parisi, Toulouse, Lille, Biaritz dhe shumë qytete të tjera kanë vendosur që maska të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

 Duke folur për rrezikun e një bllokimi tjetër, Castex tha: "Askush nuk dëshiron të jetojë përsëri përmes kësaj".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco