Katari jep 50 mln dollarë ndihma për Libanin

Katari jep 50 mln dollarë ndihma për Libanin

15:57, 10/08/2020
A+ Aa A-

Parisi organizoi dje – nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara – një konferencë donatorësh në mbështetje të popullit libanez pas shpërthimit që ndodhi portin e Bejrutit më 4 gusht.

Në video-konferencën e mbajtur për këtë qëllim morën pjesë liderë dhe krerë qeverish nga mbarë bota, midis të cilëve dhe Emiri i Katarit, HH Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e donatorëve, Emiri deklaroi kontributin e Katarit prej 50 milion dollarësh, duke theksuar se njerëzit dhe institucionet e vendit të tij u mobilizuan që në momentet e para për t'iu përgjigjur thirrjes së popullit libanez, duke siguruar ndihma urgjente me vlerë 50 milion dollarë si kontribut në operacionet e ndihmës për lehtësimin e vuajtjeve dhe kapërcimin e situatës jashtëzakonisht të vështirë të krijuar në Liban.

Sheikh Tamim Al Thani tha se reagimi i Shtetit të Katarit vjen në solidaritet dhe përmbushje të angazhimit të tij për të mbështetur Libanin, dhe se në ditët në vijim do të njoftohet kontributi për rindërtimin e Bejrutit përmes projekteve që do të miratohen në vend. Gjithashtu, Emiri njoftoi se Katari dërgoi një ekip të mirëpajisur nga Grupi Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit Katarian, si dhe ngriti spitale fushore në terren menjëherë pas katastrofës në Portin e Bejrutit.

Ai tha se Libani nuk mundet ta kapërcejë i vetëm këtë krizë, ndërsa theksoi se dialogu për çështjet e brendshme të Libanit duhet t’i lihet popullit libanez. "Kriza aktuale libaneze kërkon forcim të unitetit kombëtar dhe intensifikim të përpjekjeve qeveritare" – nënvizoi ai.

Nërkohë që në ditën e shpërthimit, Emiri i Katarit pati një telefonatë me Presidentin Libanez Michel Aoun, ku i shprehu solidaritetin vëllazëror dhe e njoftoi lidhur me ndihmat urgjente për Beirutin.

Menjëherë pas ngjarjes në portin e Beirutit, nën direktivat e HH Emirit, Shteti i Katarit krijoi një urë ajrore me Libanin për të transportuar ndihma të ndryshme përfshirë spitale fushore dhe materiale mjekësore, si dhe një ekip kërkim-shpëtimi me përvojë në këtë fushë.

Paralelisht me nismën qeveritare, organizatat humanitare dhe populli katarian ndërmorën një fushatë intensive në mbështetje të Libanit, duke nisur ndihma financiare dhe në natyrë për të lehtësuar pasojat e shpërthimit shkatërrimtar që la pas të paktën 160 të vdekur dhe 6 mijë të plagosur, shkaktoi dëme të mëdha në disa lagje të banuara, dhe shpërnguli rreth 300 mijë njerëz.

Pararojë në këtë fushatë ishte dhe Qatar Charity, e cila dërgoi ekipe urgjente dhe shpërndau materialet e para për të prekurit. Brenda 24 orëve nga shpërthimi, ekipet e Qatar Charity ishin në zemër të kryeqytetit libanez duke shpërndarë ushqime dhe ndihma.

Nga ana e saj, znj. Farah Berri, Ambasadorja e Libanit në Doha, vlerësoi solidaritetin e zyrtarëve dhe popullit të Katarit me vendin e saj, dhe kontributin e madh katarian në lehtësimin e tragjedisë së Beirutit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco