Konfirmohen mbi 19 milion të infektuar me Covid-19 në botë

Konfirmohen mbi 19 milion të infektuar me Covid-19 në botë

21:42, 06/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, janë shënuar më shumë se 19 milion numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 19,049,908.

Prej këtij totali, 12,210,548 persona janë shëruar ndërsa 712,227 të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Vendi më i prekur nga pandemia vijon që të jetë SHBA ku numërohen 4,976,177 të infektuar dhe 161,679 viktima. Ndërsa, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia është Brazili ku numërohen 2,862,761 të infektuar ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 97,418 persona.

Vendi i tretë më i prekur është India me rreth 2 milion të infektuar dhe 41,073 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco