Shkon në 135 bilanci tragjik i vdekjeve/ Raportohen mbi 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në Bejrut

Shkon në 135 bilanci tragjik i vdekjeve/ Raportohen mbi 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në Bejrut

19:38, 05/08/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, ekipet libaneze të shpëtimit drejtuan kërkimet në rrënojat e ndërtesave, ndërsa hetimet fajësuan neglizhencën e autoriteteve portuale për shpërthimin masiv të depove, duke vrarë të paktën 135 persona.

Më shumë se 5,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit të së martës në portin e Bejrutit, tha Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan dhe deri në 250,000 kishin mbetur pa shtëpi të përshtatshme për të jetuar, pasi valët e shkaktuara shkatërruan fasadat, mobiljet dhe dritaret e ndërtesave, raporton Reuters.

Ministri Hasani tha që dhjetëra njerëz mbetën të zhdukur. Kryeministri Hassan Diab shpalli tre ditë zi nga e enjtja.

Numri i vdekjeve pritet të rritet nga shpërthimi i ndodhur, për të cilin zyrtarët fajësuan për një rezervë të madhe të materialit mjaft eksploziv të ruajtur për vite me radhë në kushte të pasigurta në port.

Shpërthimi i fuqishëm goditi ndërtesat në ishullin Mesdhetar të Qipros, rreth 100 milje larg (160 km) larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco