Bankieri amerikan: Duhet një mega-izolim nga koronavirusi

Bankieri amerikan: Duhet një mega-izolim nga koronavirusi

10:47, 03/08/2020
A+ Aa A-

BILD

Ai kërkon të mbrojë ekonominë amerikane dhe pikërisht për këtë arsye bën thirrje për një mbyllje radikale të vendit nga katër deri në gjashtë javë.

Bankieri amerikan, Neel Kashkari thotë se ekonomia e trazuar amerikane mund të marrë veten vetëm nëse virusi vendoset nën kontroll. Për këtë arsye është i nevojshëm një izolim shumë i ashpër.

Presidenti i bankës qendrore në Minneapolis thotë: “Nëse ky virus do të vazhdojë të përhapet në vend me shpërthime të vazhdueshme dhe lokale për dy vitet në vazhdim, është e mundur që të përjetojmë gjithmonë e më shumë falimentime”.

Kriza e koronës ka goditur ashpër ekonominë e SHBA. GDP ka rënë me 32.9 përqind në tremujorin e dytë. Që në fillim të vitit ishte me minus 5 përqind.

Konsumi, investimet dhe eksportet kanë vuajtur shumë gjatë pranverës si pasojë e pandemisë, e cila duket ende shumë larg përfundimit nisur nga numri i lartë i infeksioneve të reja.

Ndërkohë sipas autoriteteve, në SHBA janë 4.6 milionë të infektuar nga koronavirusi. Më shumë se 154 mijë pacientë kanë vdekur. SHBA janë vendi i parë në botë për numrin e të prekurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

what the f...03/08/2020 11:11

Kashk...... spaske faj jo

Shto koment

Denonco