Pas Covid -19, Presidenti i Brazilit, sëmuret nga një infeksion i rëndë në mushkri

Pas Covid -19, Presidenti i Brazilit, sëmuret nga një infeksion i rëndë në mushkri

09:12, 31/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar me Covid 19 me 7 korrik, sot pas 3 javësh ai po përballet me një shqetësim tjetër shëndetësor. Në një video të drejtpërdrejtë nga ai ka njoftuar se, mushkrit e tij janë në gjendje të rënduar, pas një infeksioni të marrë.

‘Unë bëra disa testime në gjak sepse ndihem i pa fuqishëm, dhe nga rezultatet e dalë u njoftova se mushkrit e mija kanë zënë ‘myk’, mjekët po kujdesen duke më trajtuar me medikamente që të rikuperohem sa më shpejt të jetë e mundur’, tha presidenti Brazilit.

Presidenti u shpreh se do ta fitojë edhe këtë betejë ashtu si bëri me sëmundjen pandemike të Covid 19.

Gruaja e presidentin Michelle Bolsonaro ka rezultuar pozitive ditën e kaluar së bashku me ministrin e Shkencës dhe Teknologjisë duke u bërë ministri I pestë I kabinetit që infektohet atje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco