10 viktima dhe mbi 50 të plagosur/ Sulm terrorist i talebanëve mbi kompleksin e qeverisë afgane

10 viktima dhe mbi 50 të plagosur/ Sulm terrorist i talebanëve mbi kompleksin e qeverisë afgane

18:47, 13/07/2020
A+ Aa A-

Të hënën, talibanë u përleshën me forcat e sigurisë pas një shpërthimi të një makine bombë në një kompleks qeveritar në veri të Afganistanit, duke vrarë dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.

Sulmi u zhvillua në një strukturë qeveritare në kryeqytetin e provincës Samangan, Aybak afër një zyre të Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, agjensisë kryesore të inteligjencës, raporton Reuters.

“Është një sulm kompleks që filloi me një makinë bombë," tha Mohammad Sediq Azizi, një zëdhënës i qeverisë provinciale.

Sulmi përfundoi pasi katër talebanë të armatosur vdiqën pas përleshjeve me forcat e sigurisë afgane, shtoi ai.

Abdul Latif Ibrahimi, guvernatori i Samangan, tha se dhjetë anëtarë të sigurisë u vranë dhe 54 njerëz, përfshirë civilë, u plagosën.

Në një deklaratë, Talibanët morën përsipër përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen në një kohë të ndjeshme ku Shtetet e Bashkuara përpiqen të tërheqin qeverinë dhe militantët drejt bisedimeve të paqes për të përfunduar një luftë, më shumë se 18 vjecare.

Dhuna kërcënon të pengojë përparimin në bisedime, të cilat nuk kanë filluar për shkak të një mosmarrëveshjeje të veçantë për lirimin e 600 të burgosurve talebanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco