COVID-19/ Arrestohen 10 mjekë në Egjipt, u ndalohet të flasin për pandeminë

COVID-19/ Arrestohen 10 mjekë në Egjipt, u ndalohet të flasin për pandeminë

11:47, 07/07/2020
A+ Aa A-

Egjipti vendi që është prekur më shumë në botën arabe nga pandemia e koronavirusit ka arrestuar deri tani 10 mjekë, arsyeja është që ata nuk duhet të japin informacione për situatën në vend.

Agjensitë e sigurisë e kanë ndaluar që ata të shprehin kritika ndaj presidentit Abdel Fattah el-Sissi për menaxhimin e keq që po i bën virusit, deri tani janë mbi 76 mijë të infektuar dhe 3300 të vdekur në Egjipt-numri më i madh në botën Arabe.

Mjekët shprehin indinjatën e tyre për mungesën e masave mbrojtëse gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet spitalore.

Një korrespodent i huaj ka ikur nga vendi gjatë pandemisë së virusit, nga frika e arrestimit, dhe dy të tjerë janë qortuar për 'shkelje profesionale'.

Punonjësit e shërbimit shëndetësor në Egjipt thonë se ata janë paralajmëruar nga administratorët që të heshtin ose të përballen me ndëshkime.

Një mjek në Kajro tha: 'Cdo ditë që shkoj në punë, sakrifikoj veten dhe tërë familjen time. Pastaj ata arrestojnë kolegët e mi për të na dërguar një mesazh. Unë nuk shoh dritë në horizont. '

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco