COVID-19/ SHBA, 45300 raste të reja me frikë nga përhapja e madhe në Ditën e Pavarësisë

COVID-19/ SHBA, 45300 raste të reja me frikë nga përhapja e madhe në Ditën e Pavarësisë

12:23, 05/07/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 45,300 raste të reja të koronavirusit. Kjo shifër ishte më e ulët se numrat e ditëve të kaluara, kur u shënuan deri në 54,500 raste.

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve, ekspertët po frikësohen se festimi i Ditës së Pavarësisë do të ndikojë në përhapjen edhe më të madhe të pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, shifra më e ulët për 24 orët e kaluara mund të mos e pasqyrojë gjendjen e vërtetë për shkak se numri i raportimeve është zakonisht më i ulët gjatë fundjavës, sidomos kur vendi e ka pasur një festë zyrtare.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë rreth 2.8 milionë persona të infektuar dhe përafërsisht 130,000 të vdekur.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco