Macron emëron Jean Castex si kryeministër të ri të Francës

Macron emëron Jean Castex si kryeministër të ri të Francës

13:13, 03/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Jean Castex si kryeministrin e ri të vendit pas dorëheqjes së Edouard Philippe.

Castex ka qenë kryetari i bashkisë së Prades, qytezë në Pirenej, dhe së fundmi ka mbikëqyrur procesin e daljes nga mbyllja për shkak të coronavirusit.

Anëtar i partisë së krahut të djathtë Les Républicains, ai ka qenë anëtar kabineti i Presidentit Nicolas Sarkozy.

Tani pritet edhe një shkundje e riformim i kabinetit qeveritar.

Edouard Philippe dha dorëheqjen e qeverisë së tij të premten në mëngjes dhe ajo u pranua nga Macron. Philippe, i cili ka qenë kryeministër që më 2017, kur Macron e partia e tij La République en Marche (LREM) erdhën në fuqi, u zgjodh kryetar bashkie i Le Havre në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar. Ai ka qenë edhe më parë kryebashkiak i qytetit verior, nga 2010 deri më 2017, ku fitoi rreth 60% të votave të dielën e kaluar.

Në Francë, presidenti emëron kryeministrin, i cili drejton qeverinë në bazë të një strategjie të përgjithshme të caktuar nga presidenti.

Shpesh ka pasur tension midis mbajtësve të dy posteve, të cilët në të kaluarën kanë përfshirë atë që është quajtur ‘bashkëjetesë’ kur presidenti e kryeministri kanë qenë nga parti rivale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco