Vrasja e Khashoggi: Hapet gjyqi në mungesë në Turqi, për 20 sauditë

Vrasja e Khashoggi: Hapet gjyqi në mungesë në Turqi, për 20 sauditë

11:44, 03/07/2020
A+ Aa A-

Njëzet shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor 2018.

Ata që janë në gjyq  janë dy ish-këshilltarët kryesorë të Princit të fuqishëm të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman.

Khashoggi ishte një kritik i princit. Arabia Saudite kreu një gjykim të veçantë mbi vrasjen që u kritikua shumë si jo e plotë.

Gjyqi në Stamboll pason një protestë ndërkombëtare për vrasjen, e cila dëmtoi reputacionin e princit.

Prokurorët turq akuzojnë ish-nënkryetarin e inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri dhe këshilltarin e mediave Saud al-Qahtani për udhëheqjen e operacionit dhe udhëzimin e një ekipi saudit për goditjen.

18 të pandehurit e tjerë akuzohen se e kanë mbytur Khashoggi, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur. Zyrtarët turq thonë se trupi i tij u copëtua dhe u dërgua në një vend të panjohur.

Gazetari, i cili ishte rezident në SHBA, kishte hyrë në konsullatë për të kërkuar dokumenta për martën që donte të bënte.

E fejuara e tij Hatice Cengiz po merr pjesë në gjykim së bashku me relatorin special të OKB për ekzekutimet pa gjyq, Agnes Callamard, që e ka lidhur direkt princin e kurorës me vrasjen, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Autoritetet saudite fillimisht mohuan çdo përfshirje në këtë rast.

Në dhjetor një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë persona me vdekje dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggi, por gjyqi ishte i fshehtë dhe të pandehurve nuk iu dhanë emrat.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco