34 të vdekur në 24 orë/ Italia publikon të dhënat e fundit nga Covid-19

34 të vdekur në 24 orë/ Italia publikon të dhënat e fundit nga Covid-19

18:29, 25/06/2020
A+ Aa A-

34 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Këto janë të dhënat e sapo publikuara nga Mbrojtja Civile Italiane lidhur me Covid-19.

Kujtojmë se një ditë më parë, numri i të vdekurve në 24 orë ishte 30, ndërsa numri total i tyre arrin në 34,678 persona. 

Sa i përket rasteve të reja, shteti apenin numëron 296 të tilla duke e çuar në 239,706 numrin e përgjithshëm të tyre.

Shtimi i rasteve të reja vjen si pasojë e një rritjeje të të infektuarve në Lombardi (88 dje, 170 sot) si dhe 47 rastet në Emilia Romagna.

Sa i përket të shëruarve, gjatë 24 orëve të fundit numri i tyre ka arritur në 614 kundrejt 1526 të një dite më parë.

Buletini për të gjitha rajonet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco