Rreth 20 mijë të infektuar në 24 orë/ Rritet frika për një valë të dytë të COVID-19 në SHBA

Rreth 20 mijë të infektuar në 24 orë/ Rritet frika për një valë të dytë të COVID-19 në SHBA

18:42, 04/06/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi i COVID-19 nuk ndalet në SHBA, pasi dje janë raportuar pothuajse 20 mijë raste të reja, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Me shifrat e fundit, totali i të infektuarve ka arritur në 1.852.561 persona dhe më shumë se 107 000 të vdekur.

Në javën e fundit, 19 Shtete nga 50 në SHBA, kanë një mesatare të rasteve të reja më të lartë në krahasim me një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore kanë lajmëruar se protestat masive për vdekjen e George Floyd mund të shkaktojnë një valë të dytë infektimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco