Zhdukja e Madeleine McCann: Policia kërkon ndihmë pasi zbulon një gjerman si të dyshuar

Zhdukja e Madeleine McCann: Policia kërkon ndihmë pasi zbulon një gjerman si të dyshuar

10:21, 04/06/2020
A+ Aa A-

Policia ka bërë apel për ndihmë nga qytetarët për zgjidhjen e çështjes së Madeleine McCann, vogëlushes 3-vjeçare të zhdukur në 2007-ën,  pasi ata njoftuan se një abuzues fëmijësh ishte i dyshuar i ri. 

43 vjeçari gjerman, emri i të cilit nuk është dhënë, aktualisht ndodhet në burg. Ai besohet të ketë qenë në zonën ku është parë për herë të fundit Madeleine, kur ajo u zhduk në Portugali 13 vjet më parë.

Prindërit e Madeleine, Kate dhe Gerry McCann, menduan se zhvillimi i fundit ishte "potencialisht shumë domethënës", tha zëdhënësi i familjes.

Clarence Mitchell, e cila ka përfaqësuar familjen që nga zhdukja e trevjeçares, tha se në 13 vjet ai nuk mund të "kujtojë një rast kur policia të kishte qenë kaq specifike për një individ".

Policia Met, e cila po punon me policinë gjermane dhe portugeze, tha se çështja mbetet një hetim i "personave të zhdukur" sepse nuk ka "prova përfundimtare" nëse Madeleine është gjallë apo jo.

Sidoqoftë, hetuesit gjermanë e kanë klasifikuar atë si një hetim për vrasje.

"Ka arsye për të supozuar se ka edhe persona të tjerë, përveç të dyshuarit, të cilët kanë njohuri konkrete për rrjedhën e krimit dhe ndoshta edhe për vendin ku u la trupi", tha policia gjermane.

Vende dhe mjete qe ka perdorur gjermani, që e lidhin ate me krimin

I dyshuari, i cili nuk po emërohet për shkak të rregullave të privatësisë së gjykatës gjermane, është përshkruar si i bardhë me flokë bjond të shkurtër dhe rreth 1.8m i gjatë, si në atë kohë.

Policia ka lëshuar gjithashtu fotografi të dy automjeteve - një furgon kamping VW dhe një makinë Jaguar - të cilat besohet të jenë të lidhura me burrin, si dhe një shtëpi në Portugali. Një ditë pasi Madeleine u zhduk në 2007, i dyshuari e transferoi Jaguarin në emrin e dikujt tjetër.

Të mërkurën, zyra federale e policisë kriminale të Gjermanisë - e cila po udhëheq këtë fazë të çështjes - tha që gjermani po vuante një dënim me burg për një krim seksual.

Ai ka "të shumta" dënimet e mëparshme për "abuzime seksuale të fëmijëve", shtoi zyra.

Madeleine u zhduk pak para ditëlindjes së saj të katërt nga një apartament në Praia da Luz në mbrëmjen e 3 majit 2007, ndërsa prindërit e saj ishin me miqtë në një bar afër.

Zhdukja e saj  solli nisjen e një hetimi shumëvjeçar dhe të kushtueshëm të Policisë në pjesën më të madhe të Evropës. Hetimi më i fundit i Policisë Metropolitane, i cili filloi në vitin 2011, ka kushtuar më shumë se 11 milionë paund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco