‘Misione të huaja’/ SHBA shton edhe 2 media të tjera, në listen e propagandës qeveritare kineze

‘Misione të huaja’/ SHBA shton edhe 2 media të tjera, në listen e propagandës qeveritare kineze

21:10, 03/06/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara pritet të caktojnë të paktën dy media të tjera kineze si misione të huaja menjëherë pas të enjtes, duke rritur kufizimet në operacionet e tyre, thanë të mërkurën dy burime të njohur me çështjen.

Masa do të pasonte njoftimin e Presidentit Donald Trump të premten, për veprim hakmarrës kundër Pekinit, për kontrollin e saj të shtrënguar në Hong Kong, raporton Reuters.

2 mediat e reja do t'i shtoheshin listës së pesë mediave kineze të vendosura nën kufizime në shkurt, në mes të pretendimeve të SHBA-së që ato ishin përdorur për qëllime propagande.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco