Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë: Çfarë është dhe si funksionon

Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë: Çfarë është dhe si funksionon

12:05, 02/06/2020
A+ Aa A-

Është ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë presidencës së Obamës iu bënë ndryshimet më të fundit. Atje shkohet përmes një tuneli. Por më 11 shtator nuk funksionoi mirë

Nga Guido Olimpio, Corriere

Shtëpia e Bardhë, ndër vite, ka qenë objektiv jo pak herë. E kërcënuar nga avionë turistikë, terroristë, të çmendur dhe shkelës që kanë kapërcyer gardhin e sigurisë. Ajo mbrohet nga sisteme anti-ajrore, snajperë dhe një strehë nëntokësore.

Pikërisht këtu u soll presidenti Donald Trump teksa jashta po zhvilloheshin përplasje mes policëve dhe protestuesve. I njohur si PEOC (President Emergency Operations Center), bunkeri është ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Krahun Lindor. Pastaj u rimodelua dhe u azhornua sipas nevojave dhe kërkesave të ‘qiramarrësve’.

Gjatë administratës së Obamës, u shpenzuan 375 milionë dollarë për përmirësimin me struktura të reja.

Natyrisht që detajet e bunkerit mbrohen nga konfidencialiteti dhe nga Shërbimi Sekret, por sipas disa të dhënave, ai mund të ketë nivele të ndryshme, të realizuara poshtë një rezidence të madhe.

Atje shkohet përmes një tuneli dhe është projektuar në mënyrë të tillë që të rezistojë edhe ndaj një sulmi jokonvencional. Bunkeri është i pajisur me pajisje komunikimi, një sallë takimesh dhe rezerva për të përballuar një emergjencë edhe për një kohë të gjatë. Situta që ndodhin pa shumë kohë në dispozicion për të reaguar.

Mediat kanë raportuar se gjatë sulmeve të 11 Shtatorit, Dick Cheney shkoi menjëherë në bunker, por nuk ishte i kënaqur me kushtet të atij që duhej të luante një rol thelbësor. Në fakt, ai kishte probleme që të vendosej në kontakt me anëtarët e tjerë të ekzekutivit. Që prej atëherë, sistemet- të udhëhequra nga ushtria dhe zyrtarët e sigurisë- janë përmirësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco