Pamje lufte/ Policia përkrah protestuesit, por...

Pamje lufte/ Policia përkrah protestuesit, por...

11:41, 01/06/2020
A+ Aa A-

BILD

Pas vdekjes së dhunshme të afro-amerikanit, George Floyd, gjërat po ziejnë në SHBA. 46-vjeçari u abuzua kaq brutalisht nga policia në Minneapolis, sa humbi jetën.

Për gjashtë ditë me radhë, demonstruesit kanë shprehur zemërimin e tyre në dhjetëra qytete amerikanë. Megjithatë, skenat e dhunshme dominojnë mbi shumicën e skenave paqësore: ka shumë oficerë policie që ofrojnë solidaritet me demonstruesit.

Në shumë qytete amerikane, oficerët e policisë po u bashkohen protestuesve, në vend që të dalin kundër tyre. “Të jem i sinqertë, nuk kam menduar për ndonjë gjë tjetër,” thotë Joseph Wysocki, shef policie në kontenë Camden.

Shefi i policisë në Bellevue, Uashington, kërkoi dialog me qytetarët e zhgënjyer. Ai u ul në gjunjë përpara protestuesve dhe foli me ta.

Pamje të ngjashme edhe nga Nju Jorku: Në Queens, një polic përqafoi një protestues dhe ulën së bashku në gjunjë.

Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo kërkoi falje për të afërmit e George Floyd. “Nëse mund të bëja diçka për të rikthyer zotin Floyd, do kisha lëvizur parajsën dhe tokën,” tha ai.

Por mirëkuptimi mes protestuesve dhe policëve është eklipsuar nga trazirat e çmendura. Nata e gjashtë ishte edhe më e dhunshme. Vandalët dhe zjarrvënësit pushtuan qytetet dhe policia përdori shkopa gome, gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër tyre. Makina në flakë shiheshin nëpër qytetet e mëdha.

Në Uashington pati përplasje përpara Shtëpisë së Bardhë. Të premten, presidenti Donald Trump u fut në bunker për thuajse një orë, pasi protestuesit u mblodhën përpara kompleksit.

Në të paktën 40 qytete është vendosur masa e ndalim-qarkullimit. Roja Kombëtare është thirrur për ndihmë. Ajo është pjesë e forcave të armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco