Po ulet numri/ Gjermania regjistron 333 raste të reja me COVID-19

Po ulet numri/ Gjermania regjistron 333 raste të reja me COVID-19

10:57, 01/06/2020
A+ Aa A-

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 181.815 me një total prej 8,511 vdekjesh, siç raportohet nga qendra gjermane e sëmundjes dhe kontrollit të epidemisë, Instituti Robert Koch (RKI) të hënën, raporton Reuters.

Rastet u rritën me 333 në Gjermani të hënën kundrejt 286 të së dielës. Numri i vdekjeve u rrit me 11, tregoi rezultati.

Instituti vlerëson shkallën e riprodhimit të virusit (vlera R-) e ngritur mbi nivelin 1,0 kyç, i vlerësuar në 1.04 që nga e diela, transmeton lajmi.net.

Rreth 166,000 persona janë rikuperuar që nga lajmërimi i fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco