‘Kanë djegur kanabis gjatë ritualeve fetare në tempull’/ Ja çfarë ka zbuluar studimi arkeologjik

‘Kanë djegur kanabis gjatë ritualeve fetare në tempull’/ Ja çfarë ka zbuluar studimi arkeologjik

23:29, 29/05/2020
A+ Aa A-

Sipas një studim arkeologjik, izraelitët e lashtë kanë djegur kanabis si pjesë e ritualeve të tyre fetare.

Një substancë e ruajtur mirë e gjetur në një tempull 2700-vjeçar në Tel Arad, është identifikuar si kanabis, raportojnë mediat e huaja.

Nga studimi është arritur në përfundimin se kanabisi mund të jetë djegur si pjesë e ritualeve nga besimtarët.

Bëhet e ditur se kjo është prova e parë e gjetjeve të drogave psikotrope që u përdorën në adhurimin e hershëm hebre, raportojnë mediet izraelite.

Ndërkaq tempulli u zbulua për herë të parë në shkretëtirën Negev, rreth 95 kilometra në jug të Tel Aviv në vitet e 60-ta.

Në studimin e fundit, të botuar në revistën arkeologjike të Universitetit të Tel Aviv, arkeologët thonë se dy altarë gëlqeror ishin groposur brenda faltores. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak30/05/2020 12:49

E kemi shumë modest kryeministrin tonë , por ai si arkeolog e ka bërë këtë zbulim në Shqipëri, më përpara se arkeollogët izraelitë

Shto koment

Denonco