Rriten sërish vdekjet nga COVID-19/ Britania raporton mbi 200 viktima në 24 orë

Rriten sërish vdekjet nga COVID-19/ Britania raporton mbi 200 viktima në 24 orë

16:25, 28/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, 213 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në spitalet e Britanisë, njoftuan zyrtarët sot.

Deri tani numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 37.673 viktima, ku një studim i testimit të antitrupave në gjak, sugjeron se shtatë përqind e njerëzve kanë pasur virusin, raporton Dailymial.

Shëndeti Publik në Angli tha që 185 njerëz kishin vdekur në spitalet e saj midis 10 prillit dhe 27 majit, ndërsa 14 persona të tjerë vdiqën në Uells, 12 në Skoci dhe dy në Irlandën Veriore.

Vdekjet në shtëpi do të njoftohen më vonë.

Të dhëna e publikuara sot për herë të parë, tregojnë se një në çdo 14 persona në Mbretërinë e Bashkuar - rreth 4.5milion njerëz - kanë pasur tashmë koronavirus, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco