Italia nuk gjen qetësi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19

Italia nuk gjen qetësi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19

18:04, 27/05/2020
A+ Aa A-

Pas uljes së numrit të vdekjeve për disa ditë me radhë, rikthehet ankthi në Itali nga pandemia e COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile raportojnë 117 viktima nga virusi vdekjeprurës, që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33 mijë personave.

Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit u shtuan dhe 584 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve janë shënuar në Lombardi. 

Numri i personave të shëruar nga koronavirus ka arritur në 147,101 e janë 2,453 të shëruar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.

Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar sot 58 viktima më shumë duke e rritur nurmin e tyre total në 15,954 e janë 384 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirus në rajonin e Lombardisë është 87, 801. 

Deri më sot, në Itali janë kryer 3,607,251 tampone. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco