Redfield: Koronavirusi mund të shpërthejë përsëri këtë dimër Dr Redfield

Redfield: Koronavirusi mund të shpërthejë përsëri këtë dimër

12:28, 21/05/2020
A+ Aa A-

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në hemisferën jugore paralajmëron se shpërthime të reja të tij mund të ndodhin në SHBA këtë vjeshtë dhe dimër, tha një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA për Financial Times.

Robert Redfield tha që SHBA duhet të rrisë përpjekjet e saj e saj për përbalimin e sëmundjes gjatë muajve të ardhshëm për të shmangur një krizë tjetër të shëndetit publik, ku Covid-19 përkon me gripin sezonal.

"Ne kemi parë prova të shqetësimit tonë se do të përhapej në hemisferën jugore si gripi dhe po del e vërtetë, po e shihni se çfarë po ndodh tani në Brazil, " tha drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). "Dhe atëherë kur hemisfera jugore të ketë mbaruar, unë dyshoj se do të rikthehet në veri."

Tani SHBA ka më shumë raste dhe vdekje si rezultat i Covid-19 se çdo komb tjetër në botë. "Ky patogjen i thjeshtë viral i frymëmarrjes me të vërtetë e ka përurul kombin tim dhe realiteti është që nuk është faji i një personi në veçanti," tha Dr Redfield. "Ky komb ka qenë i papërgatitur për këtë për dekada."

Nëse SH.B.A. do të kishte marrë masa për distancimin shoqëror më herët sesa mori, dhjetëra mijëra jetë do të kishin shpëtuar, sipas vlerësimeve të reja nga Universiteti Columbia, cituar nga Neë York Times.

Ata thonë se afro 36,000 njerëz më pak do të kishin vdekur nëse masat e distancës sociale dhe masat e tjera të kontrollit do të ishin vendosur një javë më shpejt se në mes të marsit.

Nëse SHBA do të kishte vendosur bllokime dhe kontakte të kufizuara shoqërore më 1 mars, shumica e vdekjeve të kombit (rreth 83%) do të ishin shmangur, vlerësuan studiuesit.

"Është një ndryshim i madh,  i madh. Ai moment i vogël në kohë, duke e kapur në atë fazë të rritjes, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zvogëlimin e numrit të vdekjeve, " tha Jeffrey Shaman, udhëheqësi i ekipit të studimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco