Greqia merr kryesinë e Këshillit të Evropës David Zalkaliani i dorëzon detyrën Miltiadis Varvitsiotis

Greqia merr kryesinë e Këshillit të Evropës

13:14, 15/05/2020
A+ Aa A-

Greqia të premten mori përsipër presidencën e rradhës gjashtëmujore të Këshillit të Evropës (KiE) nga Gjeorgjia, me një ceremoni që u zhvillua në internet për shkak të masave pwr mbrojtjen e  shëndetit publik.

"Kryesia greke e Këshillit të Evropës fillon duke i dhënë përparësi mbrojtjes së jetës njerëzore, shëndetit publik dhe të drejtave të njeriut në pandeminë e Covid-19," komentoi Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou të premten.

Ajo gjithashtu tha se sfidat prej bllokimeve dhe masave të tjera të sigurisë që synojnë të pengojnë përhapjen e koronavirusit do të ndikojnë në mënyrën e funksionimit të KiE, duke e bwrw Greqinw tw parwn “e-Kryetare” në historinë e trupws sw 47-shteteve.

Fushat e tjera që do të jenë në fokus të përpjekjeve të Greqisë si kryetare e KiE, shtoi Sakellaropoulou, janë efikasiteti i sistemeve të drejtësisë, të drejtat e të rinjve dhe sfidat e klimës.

"Duke pasur parasysh kontekstin aktual, Greqia ka zgjedhur ta përqendrojw kryesimin e saj në mbrojtjen e shëndetit publik dhe nw reagimin  ndaj krizës shëndetësore, duke siguruar në të njëjtën kohë respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit," tha KiE në një postim në Twitter, duke uruar Greqinë për rolin e saj të ri.

Ministri i Jashtëm Miltiadis Varvitsiotis do të jetë kryetari i ri i Komitetit të Ministrave të KiE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco