Turqia shënon 123 të vdekur e mbi 4,600 të infektuar me koronavirus për 24 orë

Turqia shënon 123 të vdekur e mbi 4,600 të infektuar me koronavirus për 24 orë

09:34, 21/04/2020
A+ Aa A-

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në Turqi janë shënuar 123 viktima të koronavirusit dhe 4,674 raste të reja të infektimit. Lajmin e bëri të ditur ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi shkoi në 2,140 persona, ndërsa numri i të infektuarve në 90,980 njerëz.

Ministri Koca gjithashtu njoftoi se 13,430 persona të infektuar tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1,454 prej tyre janë shëruar vetëm të hënën, shkruan “Anadolu”.

Për një ditë në Turqi u testuan rreth 40 mijë persona dhe numri i përgjithshëm i të testuarve ka shkuar në gati 674 mijë, njoftoi ministri i shëndetësisë.

Deri më tani, mbi 170 mijë persona kanë vdekur nga virusi i ri në mbarë botën dhe 2 milionë e 478 mijë janë infektuar. Më së shumti të vdekur dhe të infektuar kanë Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco