Konfirmohen mbi 19 mijë të vdekur nga koronavirusi në Francë

Konfirmohen mbi 19 mijë të vdekur nga koronavirusi në Francë

09:08, 19/04/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera nga Covid-19, ku numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 19 mijë e 323.

Siupas autoriteteve shëndetësore, midis vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit, 368 po trajtoheshin në spital, ndërsa 278 ishin në shtëpi pleqsh.

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është rritur në 111.822, me 2.569 raste të raportuara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 35.983.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.3 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 585 mijë të shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco