‘Johnson po e fiton betejën, mjekët e prisnin në spital, por...’

‘Johnson po e fiton betejën, mjekët e prisnin në spital, por...’

13:56, 12/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson duket se po e fiton betejën e tij personale me koronavirusin. Sipas Daily Mail, tani ai ecën, shikon filma madje edhe lexon librat e preferuar të fëmijërisë në krevat.

Ky lajm inkurajues vjen në kohën kur miqtë e tij zbuluan një natë më parë se Johnson kishte qenë shumë pranë vdekjes.

Johnson falenderoi shërbimin shëndetësor dhe tha se është në jetë falë tyre. Gazeta shkruan se pas dyerve të mbyllura, këshilltarët dhe ministrat thanë se shanset që Johnson të mbijetonte ishin 50 me 50.

Megjithatë, nuk mungojnë zërat se Johnson e kishte tepruar, duke mos shkuar në spital kur ishte e nevojshme.

Sipas Daily Mail, mjekët e prisnin atë në spital tre ditë përpara se të shtrohej zyrtarisht.

Ata ishin bërë gati me uniformat mbrojtëse dhe prisnin që të vinte kryeministri, kur panë në lajme se ai ishte akoma në zyrë dhe po duartrokiste për punonjësit e shërbimit shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco