‘Mbani një sy nga e ardhmja’/ Papa Françesku: Koronavirusi është përgjigje e natyrës

‘Mbani një sy nga e ardhmja’/ Papa Françesku: Koronavirusi është përgjigje e natyrës

22:27, 08/04/2020

Gjatë ditës së sotme, Papa Françesku deklaroi se pandemia e koronavirusit është një nga ‘përgjigjet’ e natyrës ndaj njerëzve që injorojnë krizën ekologjike aktuale. 

Në intervistën me email për revistën ‘Tablet and Commonwealth’, Papa Françesku tha se epidemia ishte një mundësi për të ngadalësuar nivelet e prodhimit dhe konsumit dhe të mësojnë të kuptojnë dhe të marrin në konsideratë botën natyrore. 

‘Ne nuk jemi përgjigjur ndaj katastrofave të pjesshme. Kush tani flet për zjarret në Australi ose kujton se 18 muaj më parë anija mund të kishte kaluar Polin e Veriut sepse akullnajat ishin shkrirë? Kush po flet për përmbytjet tani?’- tha ai. 

‘Nuk e di nëse kjo është hakmarrje e natyrës, por sigurisht që është përgjigjja e natyrës,’ - shtoi ai. 

Papa Françesku kritikoi gjithashtu përgjigjen ndaj epidemisë, duke thënë se njerëzit e pastrehë duhet të karantinohen në hotele dhe jo në parkingje. 

‘Mbani një sy kah e ardhmja që do të vijë,’ -porositi Papa Françesku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco