‘Boris Johnson po merr frymë vetë dhe nuk ka pneumoni’

‘Boris Johnson po merr frymë vetë dhe nuk ka pneumoni’

14:32, 07/04/2020
A+ Aa A-

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, po merr vetë frymë pa ndihmë. Kështu bëri të ditur kryeministria britanike.

Sipas Daily mail, Johnson, që po trajtohet për koronavirus në terapi intensive, nuk ka pneumoni. Këto dy lajme të mira vijnë në kohën kur Britania dhe mbarë bota po lutet për shëndetin e kryeministrit.

Një zëdhënës i Johnson tha se gjendja e tij ka qenë stabël gjatë natës dhe se kryeministri është në humor të mirë. Ai tha se Johnson nuk ka nevojë për ventilator mekanik.

Ky reagim vjen pasi shefi i kabinetit qeveritar në Angli, Michael Gove, deklaroi sot se ministrat po luten për shëndetin e kryeministrit britanik. Ai tha se beteja e tij është vërtetë e frikshme.

Johnson u vendos në terapi intensive mbrëmë në një spital në qendër të Londrës. Daily Mail shrkuan se 55-vjeçari u transferua në kujdesin intensiv për shkak se kishte vështirësi në frymëmarrje. Kjo bëri që vendin e tij ta zërë Ministri i Jashtëm, Dominic Raab.

Në një intervistë këtë mëngjes, Gove tha se kryeministri po merr trajtim nga mjekët më të mirë. “Shpresa dhe lutjet tona janë për të dhe familjen e tij,” tha ai për BBC.

Ai shtoi se beteja e Johnson tregoi se duhen zbatuar rregullat e distancimit social dhe se ky virus është vërtet i frikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco