Britania në shpresë/ 434 viktima në 24 orë nga COVID-19, numri më i ulët në 1 javë

Britania në shpresë/ 434 viktima në 24 orë nga COVID-19, numri më i ulët në 1 javë

17:02, 06/04/2020
A+ Aa A-

Anglia, Skocia dhe Uellsi kanë deklaruar 434 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi sot, duke rritur në 5.368 viktima në total në Britani.  

Anglia shënoi 403 nga vdekjet e sotme, ndërsa Skocia dhe Uellsi deklaruan në mënyrë të pavarur 31 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, raporton Dailymail.  

Statistikat janë një rreze shprese pasi llogaritja e përditshme e vdekjeve ka rënë për të dytën ditë me radhë dhe ishte sot më e ulta që ishte që nga 31 marsi, kur kishte 381 viktima.  

Numri i sotëm është një rënie prej 30 përqind nga 621 vdekjet e regjistruara dje dhe një rënie prej 39 përqind nga e shtuna, që ishte dita më e keqe deri më tani me 708 viktima.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco