COVID-19/ Arrestohen mjekët, protestuan për mungesë ta masave mbrojtëse

COVID-19/ Arrestohen mjekët, protestuan për mungesë ta masave mbrojtëse

15:17, 06/04/2020
A+ Aa A-

Policia në Pakistan ka arrestuar një numër të madh mjekësh të cilët kishin dalë të protestonin për mungesë ta pajisjeve mbrojtëse ndërsa luftojnë kundër Covid-19.

Demostratat nisën në qytetin Quetta, provinca Balochistan. Arrestimet u konfirmuan për CNN nga Razzaq Cheema, një oficer i lartë policor. Në përgjigje të arrestimeve, Shoqata e Mjekëve të Rinj njoftoi një bojkot të menjëhershëm të të gjitha shërbimeve mjekësore në Balochistan.

Protestat vijnë një ditë pas lajmit që 13 mjekë në Quetta rezultuan pozitivë për koronavirusin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Pakistan, deri më tani, vendi numëron 3,277 raste të prekura dhe 50 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco