Mikonos dhe Santorini nën karantinë më të rreptë se gjithë Greqia

Mikonos dhe Santorini nën karantinë më të rreptë se gjithë Greqia

12:26, 06/04/2020
A+ Aa A-

Qeveria greke ka njoftuar masa më të rrepta karantine për ishujt e Mikonos dhe Santorinit, të dy ndër destinacionet kryesore turistike të Greqisë.

Veçanërisht,  për ishullin Mikonos, ekziston një shtetrrethim total i imponuar banorëve nga ora 20:00 deri në 8 të mëngjesit; banorët nuk do të lejohen të ndjekin dasma, vetëm funeralet dhe kjo vetëm për më të afërmit; në familjet ku prindërit janë të ndarë ose të divorcuar, prindi që nuk ka kujdestarinë e fëmijëve nuk do të lejohet t'i vizitojë ata dhe banorët nuk mund të lënë shtëpitë e tyre për të vizituar një anëtar të familjes të sëmurë ose të cenuar; do të jenë autoritetet komunale  që do ta marrin përsipër atë rol.

Gjithashtu, banorët e Mikonos nuk do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për të dalë, individualisht ose në çifte, si në pjesën tjetër të Greqisë. Ata do të lejohen të shëtisin qenin e tyre për 15 minuta dhe vetëm në bllokun e shtëpisë së tyre. Ekzistojnë gjithashtu masa më të rrepta se kontrolli i zakonshëm i turmës në supermarkete.

Në ishullin Santorini, të gjitha aktivitetet e ndërtimit janë pezulluar.

Masat e mësipërme fillojnë që nga e hëna në mëngjes dhe do të zgjasin 14 ditë e pask këtsaj periudhe do të rishikohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco