Detaje/ Kryeministri kalon natën në spital, nuk u dërgua me...

Detaje/ Kryeministri kalon natën në spital, nuk u dërgua me...

09:41, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson e kaloi natën në një spital në Londër.

55-vjeçari i infektuar me koronavirus u dërgua mbrëmë në spital. The Sun shkruan se ai nuk u dërgua me ambulancë.

Ndërkohë, ende nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë në spital. Një ndihmës i tij tha se do të qëndrojë aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shumica e njerëzve e kalojnë brenda një jave sëmundjen. Por nëse temperatura vazhdon më gjatë, ekziston mundësia që të kalohet në pneumoni.

Shqetësimi për shëndetin e Johnson është shumë i madh jo vetëm në Britaninë e Madhe.

Burimet zyrtare thonë se Johnson mbetet sërish në detyrë, kurse mbledhjen e qeverisë sot do e drejtojë ministri i Jashtëm, Dominic Raab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco