Trump: Po shohim dritë në fund të tunelit

Trump: Po shohim dritë në fund të tunelit

09:33, 06/04/2020
A+ Aa A-

Vala e infeksioneve nga koronavirusi në botë nuk njeh të ndalur, megjithatë shenjat pozitive kanë nisur të shfaqen. Sipas BBC, numri i infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë në Spanjë dhe Itali ditët e fundit, çka sugjeron se izolimi funksionon.

Një këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump tha se përmirësimi i situatës në këto vende i jep shpresë edhe amerikanëve.

Vetë Trump deklaroi në konferencën për shtyp të dielën se “po shohim dritë në fund të tunelit”. Trump shprehu besimin se numri i rasteve po nivelohet në pikat e nxehta në SHBA.

Të dielën, Nju Jorku, epiqendra e shpërthimit në SHBA, raportoi një rënie të numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve. Trump tha se kjo është një shenjë e mirë, por paralajmëroi se do ketë sërish shumë vdekje teksa vendi i afrohet pikut.

“Në ditët në vazhdim, Amerika do vuajë pikun e pandemisë”, tha Trump. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur nga virusi 1200 persona në SHBA.

Kirugu u Përgjithshëm amerikan paralajmëroi se kjo javë do jetë një javë ferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco