Ulet numri i vdekjeve në Itali/ Në 24 orë humbin jetën 525 persona

Ulet numri i vdekjeve në Itali/ Në 24 orë humbin jetën 525 persona

18:11, 05/04/2020
A+ Aa A-

Mbrojtja Civile Italiane ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me Koronavirusin.

Sa i përket vdekjeve, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 525 qytetarë duke e çuar në 15587 numrin total të të vdekurve. 

Nëse flasim për të infektuarit, 24 orëshin e fundit janë shtuar 2972 raste duke e çuar numrin total në 128,948.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të shëruarve ka arritur në 21,815 persona, ndërsa në gjendje kritike për jetën gjenden në spitale 3977 pacientë.

Ndërkohë, duhet theksuar se, për herë të parë bie edhe numri i personave me sintoma të rikuperuar, 61 më pak, gjithashtu edhe ai i personave në terapi intensive.

Sipas profesor Brussaferos, tashmë ka nisur edhe rënia e kurbës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco