Kina ndez alarmet e mbrojtjes ajrore: ceremoni zie kombëtare për të vdekurit nga COVID-19

Kina ndez alarmet e mbrojtjes ajrore: ceremoni zie kombëtare për të vdekurit nga COVID-19

07:30, 04/04/2020
A+ Aa A-

Për të shprehur ngushëllimet e thella për dëshmorët që u sakrifikuan në betejën kundër epidemisë së koronavirusit dhe bashkatdhetarët që vdiqën nga kjo epidemi, Kina mbajti të shtunën një ditë zie kombëtare.

Në orën 10 të mëngjesit, ranë alarmet e mbrojtjes ajrore dhe boritë e makinave, trenave dhe anijeve. Xi Jinping-u dhe liderë të tjerë të Partisë dhe të shtetit shkuan në Sallën "Huairen" në Zhongnanhai dhe mbajtën tre minuta heshtje për dëshmorët dhe bashkatdhetarët e vdekur nga epidemia e pneumonisë së koronavirusit të rim njoftoi radio e Jashtme e Kinës.

    Gjatë kësaj dite, në mbarë Kinën dhe në ambasadat kinezë në vende të ndryshme flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë dhe janë ndaluar aktivitetet e argëzimit në mbarë Kinën.

    Në mëngjesin e 4 prillit, në sheshin "Tiananmen" u zhvillua ceremonia e uljes së flamurit kombëtar në gjysmështizë.

    Epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri është emergjenca më e madhe e shëndetit publik në Kinë që nga themelimi i Kinës së Re, me përhapjen më të shpejtë, gamën më të gjerë të infeksioneve dhe vështirësinë më të madhe për parandalimin dhe kontrollin.

    "Martir" është titulli më i lartë i nderit i dhënë nga Kina për shtetasit kinezë që japin jetën për vendin, shoqërinë e popullin. Më përpara, qeveria e provincës Hubei u ka dhënë titullin "martir" 14 vetave që vdiqën duke punuar në vijën e parë të luftës kundër epidemisë, ndër të cilët punonjës mjekësorë, policë dhe punonjës lagjeje. Kinezët i quajnë ata si njerëzit më të dashur në epokën e re.

    Epidemia e koronavirusit të ri është emergjenca e shëndetit publik me përhapjen më të shpejtë, sferën më të gjerë dhe vështirësinë më të madhe të parandalimit dhe kontrollit pas themellimit të Kinës së re. Deri në orën 24 të 3 prillit, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 3326. Sipas statistikave, deri tani të paktën 46 punonjës mjekësorë kinezë kanë vdekur në luftën kundër epidemisë.

    Gjatë mbi dy muajve, mbi 1 500 punonjës mjekësorë në provincën Hubei janë infektuar. Mijëra punonjës mjekësorë kinezë shkuan në Wuhan ose qëndruan në vendlindjen të tyre për të marrë pjesë në luftën kundër epidemisë, njofton gazetari Çang Çuo.

       

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco