Britania pritet të hapë dyert e spitalit të ndërtuar brenda javës, më i madhi në llojin e vet

Britania pritet të hapë dyert e spitalit të ndërtuar brenda javës, më i madhi në llojin e vet

11:43, 01/04/2020
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar do të hapë këtë javë dyert e atij që do të jetë spitali më i madh në vend për trajtime intensive. Dhe i gjithi ai u ndërtua brenda një jave.

Teksa numri i rasteve me COVID-19 në Britani filloi të rritej, shërbimi kombëtar i shëndetit kuptoi që mund të mbetej pa krevatë.

Ky spital u ndërtua në qendrën Excel, e cila ka shërbyer deri më sot për ekspozimin e shpikjeve në fushën e teknologjisë.

Spitali do të quhet NHS Nightingale, në nder të infermieres pioneer Florence Nightingale.

Kur të hapë dyert, spitali do të ketë 4000 krevatë.

Aty do të shtrohen pacientët që kërkojnë trajnim intensive dhe jo ata që kanë nevojë për vizita të tjera.

Spitali pritet të hapet këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco