Një minutë heshtje për viktimat e COVID-19, Italia dhe Vatikani nderojnë 11,591 të vdekurit

Një minutë heshtje për viktimat e COVID-19, Italia dhe Vatikani nderojnë 11,591 të vdekurit

11:43, 31/03/2020
A+ Aa A-

Qytete italiane në gjithë vendin do të ulin flamujt dhe do të mbajnë një minutë heshtje ditën e sotme për të nderuar viktimat e koronavirusit.

Vatikani tha se dhe ai do t’i bashkohej nismës.

“Sot, në solidaritet me Italinë, Vatikani do të ngrejë flamujt në gjysmë lartësi, duke mbajtur zi dhe duke shprehur ngushëllime për viktimat në Itali dhe gjithë botën, ndaj familjarëve dhe atyre që po vuajnë,” tha Vatikani në një deklaratë.

Sipas një studimi të universitetit Johns Hopkins, në Itali ka pasur 11591 viktima nga koronavirusi, duke kapur kështu numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco