FOTOLAJM/ Pas disa javësh betejë, dhoma e urgjencës është bosh

FOTOLAJM/ Pas disa javësh betejë, dhoma e urgjencës është bosh

11:30, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ekspertët kanë përsëritur prej disa ditësh se ka një ndryshim në ecurinë e epidemisë në Itali. Një shenjë që tregon diçka të tillë vjen nga urgjenca në Spitalin 'Maggiore' të Parmas.

Dhoma e urgjencës që ishte improvizuar për pacientët me COVID-19 është bosh. Pas një muaji e mbushur me pacientë që luftojnë, që prej ditës së hënë pasdite shtretërit janë të zbrazur.

Në 15 ditët e fundit aty pati dhjetëra njerëz të shtruar që kishin probleme me frymëmarrjen. Por tani vjen një shenjë e mirë që ndez shpresë se gjërat po ndryshojnë. Megjithatë, numri i vdekjeve mbetet i lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco