‘Po bien si miza’/ Nuk ndalet korona te drejtuesit britanikë

‘Po bien si miza’/ Nuk ndalet korona te drejtuesit britanikë

19:59, 27/03/2020
A+ Aa A-

“Po bien si miza”. Kështu shkruan gazeta më e madhe britanike online, Daily Mail, për situatën që ka kapluar qeverinë britanikë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock janë prekur nga koronavirusi.

Por simptomat e virusit i ka shfaqur edhe profesor Chris Whitty, kryeeksperti mjekësor i qeverisë.

Në këtë mënyrë po bien tre njerëzit që drejtonin menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Në konferencën për shtyp të radhës doli shefi i kabinetit, Michael Gove. Ai tha se kjo tregon se virusi nuk diskriminon askënd.

Por gazeta Daily Mail shkruan se kjo tregon se zyrtarët e lartë janë treguar të pakujdesshëm dhe neglizhentë.

Rrjeti është mbushur me ironi, duke sugjeruar se teksa këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, bien vetë viktima.

Kujtojmë se në fillim të shpërthimit, qeveria britanike promovoi idenë e imunitetit të masës, ku mbi 60 përqind preken nga koronavirusi për të fituar imunitetin e turmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta27/03/2020 21:00

Asnji nga keta koke topat nukë është prekur nga korona virusi,keta me në krye princin Charles dhe MBretereshen po losin një lojë shumë të piset me virusin ,nje shërbim secret i akuzon këta &Trampin për hedhjen e këtij virusi.Sherbimi secret rus dhe disa sherbime secrete te vendeve te tjera si BDI gjermane dhe Mosadi Israelit kane info per kete virus ,por qeverite e vendeve të medha si Gjermania,Kina,Japonia dhe Italia kanë nje marveshje ose e thëne më sakte kanë rene dakord që në fshehtesi te behen pjese e kesaj loje te piset globale.Po ti vini re dhe Rusia e Putinit dje pranoi të behet pjestare e kesaj loje.Putini per here te pare perkrahu idene qe Fondi monetar nderkombeare te jete prijesi per paketen finanziare ne luften kunder korona virusit.Fondi monetare nderkombetare eshte mjeti finanziar ne duart e "Elites Boterore"qe jep kredi per te "zbutur krizat"ne rastin konkret ne luften kunder korona virusit.E theksova më larte se vetem dje gospodin Putin iu "nenshtrua" Elites Boterore Iluminatit pra Fondit monetare nderkombetare.Putini dha nje deklarate per perkrahjen e FMN .Putin FMN dhe koken Iluminatit Ser Jacobs Rothschild para 2 viteve e ka shpallur Non grada ne Rusi ja ka ndaluar perjetesisht Rusine duke e akuzuar JCB Rothschild si kryetarin e Rendit te ri boterore.Por dje. Putini doli si kelysh i rahur dhe ju nenshtrua FMN .Loja me covid-19 vazhdon.Te presim deri kure ?!

Shto koment

Denonco